Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri hungarez, Jozsef Bencze

nga Egzona Mehmeti15 shtator 2020

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi sot pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë, Jozsef Bencze.

Thaçi theksoi se marrëdhëniet e mira diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të shtrihen edhe më shumë në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë shtetit të Kosovës në vazhdimësi. Presim të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat”, citohet se u shpreh Thaçi.

Presidenti Thaçi, siç informoi presidenca përmes komunikatës, shprehi vullnetin e Kosovës për më shumë bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, e sidomos në aspektin e rimëkëmbjes së ekonomisë nga pandemia e shkaktuar nga virusi Covid-19./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →