Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi i uron Hotit shërim sa më të shpejtë

nga B G3 gusht 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti nga Covid-19.

Thaçi po ashtu u ka bërë apel qytetarëve që respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së,

“Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19. Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë. Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet.”, ka shkruar Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mbrëmë ka konfirmuar se është infektuar me koronavirus, Ai po qëndron i izoluar në shtëpi dhe ka bërë të ditur se punët e tij si kryeministër do i kryej nga shtëpia./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →