Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Tetova shpall 3 ditë zie

nga Egzona Mehmeti9 shtator 2021

Pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në Covid-Qendrën në Tetovë, në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Tetovës sot u vendos që në Tetovë të shpallet tri ditë zie.
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në një dalje për media, bëri të ditur se do të ndihmohen familjet për të tejkaluar këtë situatë.
Nga Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një kumtese lëshuar mediave theksuan se nga zjarri i shpërthyer në Covid-Qendrën në Tetovë, jetën e kanë humbur 14 pacientë.
“Ministria e Shëndetësisë, informon se në zjarrin që shpërtheu në Covid-Qendrën në Tetovë kanë humbur jetën 14 persona. Në Covid-Qendrën në kohën kur ka shpërthyer zjarri ka pasur 26 pacientë, 12 pacientët e tjerë po trajtohen në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka viktima nga personeli mjekësor, disa me lëndime të lehta”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë”, transmeton TV21./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →