Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Tetë viktima nga koronavirusi në Shqipëri

nga B.K27 nëntor 2021


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Shqipëri janë regjistruar 405 raste të reja me Covid-19, ndërsa 8 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Të infektuarit që kanë humbur jetën janë: dy qytetarë nga Fieri 51- 70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana 61- 91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 548 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 188 mijë e 593 që nga fillimi i epidemisë.
Janë 7 mijë e 459 pacientë aktivë me Covid-19 në Shqipëri.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →