RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Terras: BE-ja të heqë menjëherë masat e vendosura ndaj Kosovës

nga Venera Grabanica10 dhjetor 2025
​Terras: BE-ja të heqë menjëherë masat e vendosura ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë qasjen dhe të largojë menjëherë masat e vendosura ndaj Kosovës para më shumë se dy vjetësh.

Ai gjatë një takimi dje me presidenten Vjosa Osmani theksoi se normalizimi i marrëdhënieve dhe mbështetja për institucionet demokratike në Kosovë kërkojnë angazhim konstruktiv nga ana e Bashkimit Evropian, ndërsa masat aktuale, siç u shpreh ai, “nuk i shërbejnë stabilitetit dhe progresit”.

Në takim u bisedua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të paralajmëruara për 28 dhjetor.

BE-ja vendosi masa ndaj Kosovës në qershor 2023, si reagim ndaj eskalimit të tensioneve në veri.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →