Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Tërmet i fuqishëm, 5 të vdekur

nga Kaltrina Berila10 korrik 2021

Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi një tërmet goditi Taxhikistanin lindor, sipas autoriteteve të vendit.
Tërmeti me madhësi 5.9 shkallë të Rihterit goditi vendin të shtunën në mëngjes.
Dridhje u ndjenë gjithashtu në kryeqytetin, Dushanbe, rreth 165 km në jugperëndim të epiqendrës, transmeton rtv21.tv.
“Dhjetëra shtëpi u shkatërruan,” tha komiteti për situata emergjente.
Linjat e energjisë u dëmtuan pjesërisht në tre fshatra në rrethin e Taxhikabadit, ku jetonin të gjitha viktimat.
Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rakhmon urdhëroi një komision hetimor të kryesuar nga kryeministri./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →