
Tentoi të vidhte në një xhami, arrestohet 52-vjeçari
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë. Personi i arrestuar është E.S., mashkull 52 vjeç, është dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë. Rasti
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë.
Personi i arrestuar është E.S., mashkull 52 vjeç, është dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë.
Rasti thuhet se ka ndodhur më 9 gusht në një xhami në Prishtinë.
“Sot nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë të mbetur ne tentativë. Ndaj tij kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me Prokurorinë Themelore, lidhur me rastin që ka ndodhur më 9 gusht 2024, në një xhami në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më të fundit
Të gjitha →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë



