Përleshje fizike e të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka njoftuar se lidhur me rastin, dy persona janë arrestuar, derisa një tjetër është dërguar në Emergjencë në Ferizaj, meqë dyshohet se ka lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike.
“Ju njoftojmë se sot, më 17.02.2025, rreth orës 15:11, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, kemi pranuar një informatë se ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje. Dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor, ndërsa një person është transportuar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj ku dyshohet se lëndime trupore ka pësuar gjatë përleshjes fizike. Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë e zjarrit. Për informata të mëtejshme, do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Veseli.











