Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Të shtëna me armë zjarri në Deçan

nga Kaltrina Berila14 maj 2024
Të shtëna me armë zjarri në Deçan

Mbrëmë rreth orës 21:20, në rrugën Deçan-Junik konkretisht në fshatin Voksh ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Driton Rugova, për portalin tv21.tv tha se është shtënë në drejtim të një veture e cila ishte në lëvizje.

Rugova tha se nga ky rast nuk ka të plagosur.

“Me datë 13.05.2024 rreth orës 21:20, Policia është informuar nga viktima se ne rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh, deri sa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë i njëjti nga person/a, të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në veturën e viktimës, janë shkaktuar dëme por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti cilësohet Vrasje në tentativë”, tha Rugova./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →