Të hënën të gjitha institucionet publike do të jenë në pushim.
Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, ndonëse kjo festë nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë.
Në një letrër që kryeministri Kurti i ka dërguar ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i kërkon që në koordinim me Komisionin e Festave të njoftojë nëpunësit e administratës publike që dita e hënë do të jetë ditë pushimi.
“Ju lutem vini re që nisur nga dispozitat e Ligjit Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, kërkoj nga ju që, në koordinim me Komisionin Republikan të Festave, të bëni njoftimin me kohë për nëpunësit e administratës publike, që për nder të festës së 28 Nëntorit, dita e hënë, 29 Nëntor 2021, do të jetë ditë pushimi. Ju lutem të mbani të informuara të gjitha institucionet publike lidhur me këtë kërkesë”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Sveçlës.

Në ndërkohë në rastet kur festat bien në ditët e fundëjavës, atëherë pushimi shtyhet në ditën tjetër./21Media










