Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Taylor Swift thyen rekordin e nominimeve në “Grammy Awards 2024”

nga Kaltrina Berila11 nëntor 2023
Taylor Swift thyen rekordin e nominimeve në “Grammy Awards 2024”

Taylor Swift ka thyer rekord me nominimet e saj në “Grammy Awards 2024”

Hiti i saj “Anti-Hero” e bën Swift këngëtarën e parë që shënon shtatë nominime në kategori, duke kaluar Sir Paul, McCartney dhe Lionel Richie, të cilët kanë nga gjashtë nominime në Grammy.

Ajo ndër të tjera është nominuar në kategoritë si “Album i vitit”, “Rekordi i vitit” dhe “Kënga e vitit”.

Edhe Dua Lipa është ndër të nominuarat e tjera për këngën e vitit.

Swift është në garë edhe për çmimin “Albumi i vitit” me albumin e saj “Midnights”, të cilin nëse e fiton do të bëhet artistja e parë që fiton katër herë albumin e vitit.

Ishte më e vështirë për artistët që të futeshin në listën e ngushtë të Grammy këtë vit për shkak të rregullave të reja.

Organizatorët e kanë ulur numrin e nominimeve të disponueshme në secilën kategori nga dhjetë në tetë.

Ndarja e çmimeve Grammy do të zhvillohet më 4 shkurt në Los Angeles./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →