Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Takimi Kosovë-Serbi vazhdon edhe sot në Uashington

nga Kaltrina Berila4 shtator 2020

Delegacioni i Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë sot takimin në Uashington, ku pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunim ekonomik.

Takimi do të fillojë në ora 10:00(sipas kohës në Washington), ku pjesë e këtij takimi pritet të jetë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit të 3 shtatorit, ka deklaruar se kanë bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale.

Përfaqësues të mediave shqiptare që janë në Uashington, thonë se dy delegacioneve iu është ofruar një draft i marrëveshjes përfundimtare dhe pastaj janë tërhequr nga ndërmjetësit në mënyrë që mos të dal në media.

Kurse, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në atë draft marrëveshje nuk kishte asgjë të re, duke shtuar se njohja e shtetit të Kosovës nuk është më temë.

Nikoqirë të takimit të 3 shtatorit në Uashington ishte këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Tri ditë pas takimit në Uashington, më 7 shtator, delegacionet e larta të Kosovës dhe Serbisë kanë një takim në Bruksel për vazhdimin e dialogut./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →