Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tahiri: Kurti e VV një ditë do të ndjehen të turpëruar për këtë gabim historik

nga Kaltrina Berila31 gusht 2025
Tahiri: Kurti e VV një ditë do të ndjehen të turpëruar për këtë gabim historik

Ish-diplomatja, Edita Tahiri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se VV ka hyrë në Guinness për shkelje kushtetuese.

Sipas saj, ky subjekt politik një ditë do të ndihet i turpëruar për këtë gabim, të cilin ajo e quan historik.

“Kosovën e dështuan – vet hyrën në librin e Ginisit si shkelës të Kushtetutës, Kurti e VV – një ditë do të ndjehen të turpëruar për këtë gabim historik”, ka shkruar Tahiri.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →