Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Sveçla tregon se kur do procedohet Ligji i Pagave

nga Venera Grabanica20 janar 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se Ligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars.
“Nga raportimi i fundit që kemi pasur në dhjetor, jo më shumë se një muaj, janë zhvilluar takime të shpeshta për finalizim. Janë diskutuar koeficientet për secilën pozitë në bazë parimore, të drejtë e mosdiskriminuese. Lista duhet të jetë parimore e të reflektojë barazi. Në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, janë eliminuar pjesët ku është vlerësuar se janë tejkaluar kompetencat e Qeverisë”, ka thënë Sveçla.
Në vitin 2021, Qeveria Kurti u gjend nën trysninë e sinikalistëve për ta proceduar sa më parë në Kuvend ligjin e pagave./21Media 

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →