Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sveçla shkoi në veri një ditë para zgjedhjeve: Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe

nga B G22 prill 2023
Sveçla shkoi në veri një ditë para zgjedhjeve: Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe

Një ditë para zgjedhjeve në veri të Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka qëndruar atje.

Sveçla ka publikuar një fotografi në Facebook, nga veriu duke thënë se se “tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe”.

Ai ka qenë i shoqëruar nga nga Ministri i Bujqësisë Faton Peci dhe deputeti i LVV-së, Armend Muja.

Të shtunën pasdite Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se qytetarët e komunitetit serb ende vazhdojnë të ballafaqohen me kërcënime e presion nga strukturat kriminale të dirigjuara nga Beogradi.

Në një postim në Facebook, Sveçla u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në nesër nëvotim, me ç’rast ka deklaruar se në këtë mënyrë presidenti Vuçiq, do e marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët.

Nesër në katër komunat veriore të vendit pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat janë bojkotuar nga Lista Serbe./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →