🇽🇰 Kosova
Sveçla dhe Krasniqi vizitojnë urën e Ibrit: Ura nuk është çështja e dialogut
nga Venera Grabanica7 gusht 2024
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se çështja e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim të veturave është e mbyllur qysh më 2016.
Këtë Sveçla e ka thënë pas inspektimit të urës bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin
“Inspektimi është në dy faza, jemi në proces, po veprojmë sipas planit të cilin ne po e ndajmë me bashkëpunëtorët tanë dhe s’po shoh asgjë të jashtëzakonshme. Çështja është e mbyllur, qysh më 2016. Nuk është çështja e dialogut fare. Është çështje e të drejtës për t’u hapur dhe e një vendimi që është tashmë publik”, ka thënë Sveçla.











