RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Suspendohet një polic i Gjakovës për rrjedhje të informatës

nga Gentrita Xhemajli18 korrik 2025
Suspendohet një polic i Gjakovës për rrjedhje të informatës

Policia e Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor me dyshimin se zbuloi informatë zyrtare.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se polici është punonjës në Stacionin Policor në Gjakovë, dhe i njëjti është suspenduar për 72 orë.

“Sot, më datë 18.korrik.2025, Drejtoria Rajonale në Gjakovë pas veprimeve operativo – hetimore me qëllim të verifikimin të informatës, ka identifikuar një zyrtar policor, punonjës në stacionin policor në Gjakovë, i cili është suspenduar për 72 orë, mbi dyshimin e bazuar për rrjedhje të informatës zyrtare”, thuhet në njoftim.

Lidhur më rastin, Policia ka thënë se të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →