Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Supremja ia hedh poshtë ankesën Petrit Hajdarit të PDK’së

nga Gentrita Xhemajli24 mars 2025
Supremja ia hedh poshtë ankesën Petrit Hajdarit të PDK’së

Gjykata Supreme ditën e sotme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit të PDK’së për deputet, Petrit Hajdari.

Këtë për RTV21 e ka konfirmuar Gjykata Supreme, e cila thotë se sot është vendosur për njërën ankesë, të pranuar me datë 20 mars 2025, të ushtruar nga kandidati për deputet, Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës-PDK, kundër vendimit të PZAP-se.

“Ju njoftojmë se sot është vendosur për njërën ankesë, të pranuar me datë 20 mars 2025, të ushtruar nga kandidati për deputet, Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës-PDK, kundër vendimit të PZAP-se, A.636/2025.

Ankesa e tij është refuzuar si e pabazuar. Vendimin AA.nr.61/2025 e gjeni te publikuar ne web-faqen e Gjykatës, ne linkun ne vijim“, thuhet në konfirmim.

Ky dikaster në lidhje me dy ankesat tjera, një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, dhe një ankesë të tillë nga Koalicioni PDAK-LPB, do te vendoset brenda afatit ligjor prej 5 ditësh, i cili llogaritet nga data e pranimit te ankesës, duke përfshirë fundjavën.

“Ndërkaq, për dy ankesat tjera, një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.641/2025 dhe një ankesë nga Koalicioni PDAK-LPB, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.639/2025, do te vendoset brenda afatit ligjor prej 5 ditësh, i cili llogaritet nga data e pranimit te ankesës, duke përfshirë fundjavën. /RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →