Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sulmi seksual në Pejë – shqetësime dhe reagime të shumta

nga RTV211 tetor 2022

Sulmi seksual ndaj nje vajze në Pejë riaktualizoi këtë dukuri. Po vlerësohet se kjo dukuri të jetë dukshëm më e përhapur se sa tregojnë të dhënat zyrtare.
Rastet kur vajzat po i drejtohen stacionit të Policisë nuk janë të pakta… Këtë rrugë këto të fundit po e bëjnë për të denoncuar raste të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale që po ndodhin me të madhe në vendin tonë. Një sulm i tillë që ndodhi në Pejë, na riktheu përsëri tek kjo dukuri.
Sipas Policisë së Kosovës, vetëm në periudhën janar – qershor në Kosovë u regjistruan 33 sulme seksuale.
Por cilat mendohet të jenë shkaqet që po çojnë këta persona në këto veprime dhe çfarë janë pasojat për viktimat?
Të dy bashkëbiseduesit e shohin të domosdoshme përfshirjen e lëndës Edukimi Seksual nëpër shkolla si një formë e zbutjes së gjendjes në këtë rrafsh.
Me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, i cili hyri në fuqi në prill të vitit 2019, ngacmimi seksual llogaritet vepër penale e dënueshme me gjobë ose burgim deri në pesë vjet./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →