Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Incidenti në Ibër-Lepenc: Vuçiq i shkruan letër Këshillit të Evropës, përmend FSK-në

nga Venera Grabanica3 dhjetor 2024
Incidenti në Ibër-Lepenc: Vuçiq i shkruan letër Këshillit të Evropës, përmend FSK-në

Serbia ka dërguar një notë verbale dhe një non-paper në Këshill të Evropës lidhur me sulmin e ndodhur në strukturën e kanalit të ujit të Ibër-Lepencit. Në këtë letër, shteti serb shkruan se distancohet pa asnjë mëdyshje nga çfarëdo përfshirje në sulmin e 29 nëntorit dhe pretendon se akuzat e Kosovës që drejtojnë gishtin e përgjegjësisë drejt Beogradit zyrtar janë të pabazuara dhe se s’ka prova.

Sipas kësaj letre që Serbia ka dërguar në Këshiill të Evropës ku shpjegon pozicionin e saj, deklarimet e tilla vetëm mund të çojnë në eskalim të panevojshëm të situatës në rajon, dhe kanë dhënë disa pika.

Në pikën e parë në dokument, Serbia bën thirrje për një hetim të plotë dhe transparent për një akt të tillë sabotazhi.

Përveç ndihmesës për hetim, shteti serb në këtë letër drejtuar Këshillit të Evropës ka shprehur edhe gatishmëri për të ofruar përkrahje teknike dhe logjistike për të adresuar pasojat e sulmit, përfshirë edhe përkrahjen për rindërtimin e kanalit dhe ndihmesën për furnizimin me energji elektrike për zonat e afektuara.

Tutje në këtë letër Serbia kërkon që palët të përmbahen nga fajësimi i parakohshëm dhe në vend të kësaj të fokusohen në parandalimim e eskalimit të mëtejshëm në rajon.

Në pikën e katërt të këtij non-paper, Serbia shpreh gatishmëri edhe për mbajtjen e një takimi të natyrës urgjente në kuadër të Dialogut të Brukselit ku temë qëndrore do të ishte sulmi terrorist i 29 nëntorit i ndodhur në strukturën e kanalit të Ibër-Lepencit.

Gjithashtu shteti serb në këtë letër ka kërkuar që të mos përdoret ky rast për rritjen e pranisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës.

Në fund, Serbia thotë se ky sulm ka ndodhur në një kohë tepër të ndjeshme dhe se për të njejtin duhet një hetim i përbashkët, transparent dhe në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partnerët e rëndësishëm, për të shmangur çfarërdo pasoje negative që mund të pengojë integrimin evropian dhe Dialogun për normalizimin e raporteve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →