Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Sulmet në Banjskë dhe ai në Ibër-Lepenc më të fuqishmet që nga paslufta”

nga Kaltrina Berila1 dhjetor 2024
“Sulmet në Banjskë dhe ai në Ibër-Lepenc më të fuqishmet që nga paslufta”

Sulmi terrorist mbrëmjen e së premtes në Ibër-Lepenc dhe ai i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, po konsiderohen si aktet terroriste më të fuqishme që nga paslufta në Kosovë.

Kështu thotë hulumtuesi në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuç Kuçi në një intervistë për KosovaPress, derisa potencon se sulmi në Ibër-Lepenc, është bërë nga profesionistë të kësaj fushe. Sipas tij, eksplozivi i përdorur është vështirë të gjendet në tregun e zi të përdoret nga njerëz jo profesionistë.

Kuçi potencon se qytetarët e Kosovës janë të kërcënuar nga çdo lloj helmimi, duke përfshirë atë të ujit dhe ajrit.

“Ne jemi të kërcënuar nga çdo lloj metode siç është helmimi i ujit por edhe helmimet e ndryshme që mund të ndodhin. Duhet të mbrohemi edhe nga helmimet e ndryshme që mund të vijnë edhe nëpërmjet ajrit. Ne jemi dëshmitar qe përtej një shpërthimi të zakonshëm ata nuk kanë mundur të bëjnë shumë. Sigurisht kanë pasur tendenca edhe të helmimet të ujit por institucionet që merren me këtë fushë, ata vazhdimisht bëjnë teste të vazhdueshme. Përderisa në vitet e 90 nuk ka pasur siguri në këtë fushë, sepse nuk kanë qenë këto institucione në duart e Kosovës, kësaj radhe ujësjellësit janë në duart më të sigurta”, thekson Kuçi.

Ndërkaq, Kuçi vlerëson se nuk është e nevojshme që ushtria të reagojë në këtë rast apo të vendoset në vendin ku ndodhi shpërthimi, pasi sipas tij, “nuk është gjendje lufte siç do të dëshironte Serbia të arrinte”.

“Kosova për momentin ka policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë të cilat kanë treguar një gatishmëri dhe efikasitet shumë të lartë në sanimin e dëmeve por edhe parandalimin, sepse Kosova është në kërcënim të vazhdueshëm dhe këto raste të cilat po ndodhin janë raste të cilat bëhen nga strukturat e Serbisë qe janë brenda. Por, kjo nënkupton që Kosova ndalë me qindra raste të tjera që mund t’i ndodhin, që nuk dalin në publik. Ushtria e Kosovës për momentin nuk besoj se është duhur që të reagoj sepse nuk është një gjendje lufte ashtu siç do të dëshironte Serbia të arrinte. Serbia mbrëmë ka pritur që ta fusë në një terr energjetik dhe mundësisht në një panik Kosovën”, potencon Kuçi.

Gjatë mbrëmjes të së premtes në veri të Kosovës, një shpërthim dëmtoi një kanal të ujit që furnizon dy termocentrale me qymyr, përgjegjëse për prodhimin e pjesës më të madhe të energjisë elektrike të vendit.

Autoritetet në Kosovë thanë se për shkatërrimin e kanalit të ujit në Ibër Lepec janë përdorur 15 kilogramë eksploziv.

Lidhur me këtë, pati reagime nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, të cilat e dënuan këtë sulm.

Në një konferencë urgjente, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky sulm është terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale të mbështetura nga Beogradi zyrtar.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →