Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sulm me thikë, katër persona të plagosur, tre në gjendje kritike

nga Egzona Mehmeti10 maj 2021

Të paktën katër persona janë plagosur, tre prej të cilëve tani janë në gjendje kritike, pas një sulmi me thikë në një supermarket i njohur si “Countdown” në Zelandë të Re, përkatësisht në Dunedinin qendror në South Island.

Një i dyshuar është dërguar në paraburgim, është bërë e ditur nga autoritetet.

Kryeministrja Jacinda Ardern ka thënë se motivi i sulmit nuk është i qartë, por se nuk kishte asnjë shenjë se ishte një ngjarje terrori.

Incidentet e dhunës masive janë të rralla në Zelandën e Re, por vendi pa të shtënat në Christchurch në vitin 2019, kur një person ka vrarë më shumë se 50 njerëz në dy xhami.

Raportet e mediave lokale kanë thënë se të plagosurit janë punonjës të supermarketit dhe klientë.

Dëshmitarët kanë përshkruar skena kaotike në supermarket.

“Unë pashë një dorë të kuqe mes njerëzve, një dorë të përgjakshme dhe të gjithë filluan të vraponin drejt daljeve”, ka thënë një grua për Otago Daily Times.

Dyqani do të qëndrojë i mbyllur për pjesën tjetër të së hënës dhe të marten, është bërë e ditur nga burime të BBC./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →