Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Studimi i ADN-së zbulon “çelësin” e jetëgjatësisë së gruas që jetoi deri në 117 vjeç

nga Gentrita Xhemajli2 tetor 2025
Studimi i ADN-së zbulon “çelësin” e jetëgjatësisë së gruas që jetoi deri në 117 vjeç

Një studim i publikuar në Cell Reports Medicine dhe i cituar nga Nature hedh dritë mbi sekretin e jetëgjatësisë, duke analizuar rastin e Maria Branyas, një nga gratë më të moshuara në botë, e cila jetoi deri në moshën 117 vjeç.

Shkencëtarët zbuluan se ajo kishte një gjenom shumë “të ri”, me mutacione të rralla që lidhen me imunitetin, shëndetin kardiovaskular dhe trurin.

Branyas, përveçse ruajti një mënyrë jetese aktive dhe sociale, kishte edhe një trashëgimi të favorshme gjenetike. Dieta mesdhetare që ndiqte mund të ketë ndihmuar, por studiuesit theksojnë se rastet si ky ndodhin nga një kombinim unik gjenetik dhe mjedisor.

Një zbulim interesant ishte se, ndryshe nga sa besohet, ajo kishte telomere shumë të shkurtra që në disa raste mund të mbrojnë trupin nga zhvillimi i kancerit, duke kufizuar përhapjen e qelizave të dëmtuara.

Studiuesit spanjollë shpresojnë se këto gjetje do ndihmojnë në zhvillimin e strategjive të reja për plakje të shëndetshme dhe rritje të jetëgjatësisë. /vizionplus.tv

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →