Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Studentët sot marshojnë kundër Asociacionit

nga B G15 shkurt 2023
Studentët sot marshojnë kundër Asociacionit

Sot në Prishtinë do të mbahet marsh kundër themelimit të Asociacioni të komunave me shumicës serbe.
Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që pavarësisht bindjeve të tyre politike t’u bashkohen për të marshuar së bashku.
Ky marsh, i cili do të nisë nga ora 16:00 para Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës, ka moton “Bashkë kundër Asociacionit”.
Nënkryetarja e Parlamentit Studentor, Albë Lala ka thënë se edhe 24 vite pas luftës aspiratat e Serbisë karshi territorit të Kosovës ende nuk janë shuar.
Ky marsh vjen në ditën kur shënohet 53-vjetori i themelimit të UP-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →