Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Stoltenberg inkurajon Kurtin e Vuçiqin që t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut politik

nga Egzona Mehmeti28 gusht 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai, sot, përmes një shkrimi në Twitter e ka inkurajuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq që çështjet e pazgjidhura t’i zgjidhin përmes dialogut politik.
Stoltenberg ka shtuar se KFOR-i do të mbetet vigjilent.
Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dje ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →