🌍 Bota
Starmer dhe Zelensky përqafohen ndërsa udhëheqësi ukrainas mbërrin për bisedime
nga Kaltrina Berila24 tetor 2025
Kryeministri britanez, Keir Starmer e ka përshëndetur Volodymyr Zelenskyn me një përqafim dhe të dy shtrënguan duart.
Ata shkëmbyen disa fjalë dhe pozuan për foto përpara se të hynin në derën e zezë në numrin 10 Downing Street.
Volodymyr Zelensky falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e saj “që nga fillimi i luftës, por veçanërisht tani – është shumë e rëndësishme”.
Ai vazhdon duke akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se po e shtyn Ukrainën drejt një “katastrofe humanitare”.
“Putini nuk tregon se dëshiron ta ndalë luftën”, shton ai./21Media










