RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​SPSP me këtë datë merr vendim për grevë, kërkojnë paga 450 euro
🇽🇰 Kosova

​SPSP me këtë datë merr vendim për grevë, kërkojnë paga 450 euro

Katër sindikata të punëtorëve teknik do të marrin vendim më 8 nëntor për të hyrë në grevë shkaku i mos plotësimit të kërkesave për rritjen e pagave. Kështu është vendosur të hënën në mbledhjen e mbajt

nga Venera Grabanica30 tetor 202330 tetor 2023

Katër sindikata të punëtorëve teknik do të marrin vendim më 8 nëntor për të hyrë në grevë shkaku i mos plotësimit të kërkesave për rritjen e pagave. Kështu është vendosur të hënën në mbledhjen e mbajtur nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se pas vendimit të të gjitha sindikatave, në grevë do të hyjnë punëtorët teknik të Komunës së Prishtinës, ata të QKMF-së në Prishtinë, punëtorët teknik të Universitetit të Prishtinës dhe ata të Qendrës së Studentëve.

Azemi tha se me datën 8 nëntor do të merret vendim ose do të caktohet data e futjes në protesta dhe greva.

“Të gjithë përfaqësuesit, janë që t’u jepet afat 10 ditë ose nuk është afat që atyre duhet t’u japim, por afat që ne të përgatitemi, dhe pas 10 ditësh të vijmë këtu dhe të marrim vendimin e protestave ose grevave. Me datën 8 nëntor do të merret vendim ose do të caktohet data e futjes në protesta dhe greva”, tha Azemi.

Ai theksoi se nëse këto institucione nuk ofrojnë pagë këto institucione 450 euro atëherë në mënyrë të përgjithshme këta punëtorë do të lëshojnë vendet e tyre të punës.

“Ju bëjë me dije se punëtorët (teknik) që janë këtu, marrin pagë 230 euro në komunën e Prishtinës, punëtorët e UP-së marrin pagë 270 euro, të Qendrës Studentore 290 euro. Kështu që realisht tani ne jemi ata që e përcaktojmë pagën, nëse don dikush të ketë shërbimet tona atëherë duhet të ofrojë pagë minimumi 450 euro, nëse nuk ofron pagë ekziston edhe opsioni tjetër që në mënyrë gjenerale do të lëshojnë vendet e tyre të punës duke marrë si obligim sindikata për të gjithë punëtorët, që t’i transferojmë në një kompani tjetër, të cilët unë veç kam ofertë përmbi 500 punëtorë që t’u ofrojmë këto paga,”shtoi Azemi.

Kryetari i shoqatës sindikale të punëtorëve teknik të Universiteit të Prishtinës Arsim Gjinovci tha se ka shumë presion nga punëtorët që të mbahet greva, sepse me këto paga të ulëta në Kosovë nuk jetohet.

Ai tha se janë dy rrugë, të rriten pagat, ose të marrin rrugën e migrimit të gjithë.

“Siç dihet në Kosovë me këto paga të ulëta nuk jetohet, më duket se i ka ardhur fundi, nuk duam ta presim as janarin. Edhe më herët ka mundësi që të bojkotojmë punën apo ta lëmë krejt këtë punë. Me thënë të drejtën kemi presion shumë nga punëtorët, për me bërë greva apo protesta… Këtu janë dy rrugë “ose të rriten pagat , ose të marrim rrugën e migrimit të gjithë”. Kanë një javë ose 10 ditë kohë para grevës, t’i realizojnë kërkesat tona ose do të lëmë punën të gjithë punëtorët”, vijoi Gjinovci.

Përfaqësuesja e Qendrës së Mjekësisë Familjare, Kumrije Shabani tha se janë të mllefosur për pagat që i marrin , dhe kërkon të mbahen protesta pasi që sipas se me këto paga nuk jetohet.

Edhe përfaqësuesja e sektorit privat të komunës së Prishtinës Emrije Gashi gjithashtu pajtohet me kolegët e saj për protesta dhe greva.

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
LAJMI TJETËR →
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Lexo edhe

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

28 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

2 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

2 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

1 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

16 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë