Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Osmani përfaqëson Kosovën

nga Venera Grabanica18 dhjetor 2024
Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Osmani përfaqëson Kosovën

Brukseli sot do të mbledhë në një samit liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Osmani.

“Temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Takimet është paraparë të nisin në orën 17:30 pasdite, ndërsa pas një konference për media në orën 19:30, do të ketë edhe një darkë pune të liderëve, që pritet të nisë në orën 20:30.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →