Sot është ditëlindja e Heroit të Kombit, Bahri Fazliu – Homazhe në nderim të veprës së tij
Më 31 gusht 1971 u lind njëri prej ideologëve të shquar të çështjes kombëtare shqiptare – Heroi i Kombit, Bahri Fazliu.
Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë më 7 maj 1998, në Bjeshkët e Bogiqes, në trekëndëshin kufitar Shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri.
Bahri Fazliu është vëllai i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor 1989 bashkë me Afrim Zhitinë ranë heroikisht në betejë me policinë serbe, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Në përvjetorin e lindjes së tij, më 31 gusht 2025, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Deçan, ka njoftuar se do të mbahen homazhe për nder të figurës dhe sakrificës së Bahri Fazliut.
Homazhet do të mbahen në Qafë Bogiqe – trekëndëshi kufitar Shqipëri–Kosovë–Mal i Zi, duke filluar nga ora 11:00.
“Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e Dëshmorëve të Kombit dhe luftën e drejtë të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së, dega në Deçan.











