Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot debat parlamentar për dialogun

nga Kaltrina Berila25 shkurt 2022

Debati parlamentar lidhur me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi do të zhvillohet sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës nga ora 11:00. Ky diskutim i paraparë për të enjten (dje) me pajtimin e të gjitha grupeve parlamentare është shtyrë për shkak të mungesës së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kërkuar që me mocion procedural kjo pikë të zhvendoset për seancën e së premtes.
Kërkesën e Tahirit e ka përkrahur edhe Lëvizja Vetëvendosje(LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sipas së cilëve diskutimi duhet të bëhet kur i pranishëm është kryenegociatori./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →