Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Snoop Dogg dhe Kelly Clarkson nikoqirë të Eurovisionit amerikan

nga Xh.D14 shkurt 2022

Reperi amerikan Snoop Dogg dhe këngëtarja Kelly Clarkson do të jenë nikoqirë të Eurovisionit të Këngës Amerikane, të modeluar sipas Konkursit të Këngës së Eurovisionit.
Konkursi i këngës live do të prezantojë artistë nga të 50 shtetet.
“Unë kam qenë një fanse dhe e dua konceptin e Eurovisionit. Jam e emocionuar që sjell fenomenin muzikor në Amerikë. Jam shumë i emocionuar që punoj me Snoop dhe mezi pres të shoh çdo shtet dhe territor të përfaqësuar nga artistë që këndojnë këngët e tyre”, tha Clarkson.
Konkursi do të përfshijë 56 këngëtarë, dyshe ose grupe – një nga çdo shtet, plus kryeqytetin Uashington, DC dhe pesë territore të SHBA-së, të cilët do të konkurrojnë për nderin e të pasurit këngën më të mirë të re origjinale të vendit.
Shfaqja televizive tetëjavore do të shfaqet premierë më 21 mars në NBC, me finalen e madhe të planifikuar për 9 maj./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →