Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Smajl Latifi pas fitores: Unë do t’i qëndroj pas fjalës sime

nga Kaltrina Berila14 nëntor 2021

Kadidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në “Facebook”, falëndëroi qytetarët duke u zotuar se do të qëndrojë pas fjalës së tij.
“Faleminderit, Rahovec! Kjo fitore është vulë e punëve të mëdha që kemi kryer në mandatin paraprak dhe e besimit tuaj për zotimet e mia për mandatin e ardhshëm. Unë do t’i qëndroj pas fjalës sime, siç kam bërë gjithmonë. U jam mirënjohës për këtë përkrahje masive! Bashkë do ta zhvillojmë Rahovecin që e duam shumë”, ka shkruar Latifi.
Smajl Latifi sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së ka siguruar 65,11% të votave, ndërsa kundër kandidati i tij, Visar Korenica ka marrë 34,89%./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →