Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Situata vazhdon të jetë e qetë në Jarinjë

nga E.Bullaku24 shtator 2021

Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës janë bllokuar nga qytetarët serbë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet me targa.
Në ditën e pestë të kësaj bllokade situata vazhdon të jetë e qetë.
Policia e Kosovës ka njoftuar dje se qytetarët lokalë në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak kanë përforcuar bllokadat me zhavorr.
Ndërkaq në mbrëmje EULEX-i është parë duke shkuar në pozicionet e Policisë së Kosovës.
Autoritetet e Kosovës, të hënën, më 20 shtator kanë nisur që veturave me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, t’iu vënë targa të përkohshme, pasi kanë thënë se të njëjtën gjë Serbia po e bën tash e sa vite./21Media
Videon mund ta shikoni KËTU

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →