Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

“Situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë”, tha Zelensky

nga Egzona Mehmeti22 maj 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sonte në fjalimin e tij të natës tha se “situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë”, pasi ushtria ruse ka përshkallëzuar sulmet në Slovyansk dhe Severodonetsk gjatë ditëve të fundit.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës po e pengojnë këtë ofensivë. Çdo ditë që mbrojtësit tanë heqin nga këto plane sulmuese të Rusisë, duke i prishur ato, është një kontribut konkret në afrimin e ditës kryesore. Dita e dëshiruar që të gjithë e presim me padurim dhe duke luftuar për: Ditën e Fitores”, tha Zelensky.
“Asnjë sulm rus; as me raketa në rajonin Rivne, as me artileri në rajonin e Kharkiv apo Sumy, as nga të gjitha armët e mundshme në Donbas, nuk do t’i japin Rusisë ndonjë rezultat”, shtoi Zelensky, shkruan CNN./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →