Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Sinan Vllasaliu feston datëlindjen

nga E.Bullaku31 mars 2021



Sinan Vllasaliu, këngëtari i mirënjohur shqiptar, feston sot datëlindjen e tij të 58-të.
Në këtë ditë të veçantë për Vllasaliu, nuk kanë munguar urimet nga familjarët, kolegët dhe adhuruesit e tij të shumtë, shkruan rtv21.tv
Por urimin më të mirë mbretit të zemrës së saj ia bëri vajza e vetme e artistit, Edona.

Bab’ mbreti i zemres time, urime ditelindjen te paqim ne jete 100 vjet. Love you infinitely! @sinanvllasaliu ❤️🥰🍀🙏🏻👑
Posted by Edona Vllasaliu Kurteshi on Tuesday, March 30, 2021

Me muzikë, Vllasaliu ka filluar të merret që në moshën 7-8 vjeçare. Ai e ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës ‘Prenk Jakova’ për kanto dhe piano, si dhe Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet e asaj kohe siç ishin Akordet e Kosoves, Okarina e Artë etj.
Këngët më të njohura të artistit janë “Mos ia falni”, “Pa fat”, “Loti”, “Unë nuk jam si ti”, e shumë të tjera./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →