Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Shtyhet mbledhja në të cilën Netanyahu do të vendoste për “pushtimin e plotë” të Gazës

nga Venera Grabanica5 gusht 2025
Shtyhet mbledhja në të cilën Netanyahu do të vendoste për “pushtimin e plotë” të Gazës

Mbledhja në të cilën Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritej të vendoste zyrtarisht për “pushtimin e plotë” të Gazës, është shtyrë.

Siç raporton “The Guardian“, takimi i kabinetit të sigurisë izraelite është shtyrë për shkak të tensioneve në rritje mbi realizueshmërinë e planit.

Meqë negociatat për armëpushim me Hamasin kanë ngecur, zyrtarët izraelitë kanë informuar mediat lokale dhe ndërkombëtare se kryeministri po shqyrton një ofensivë të gjerë, që synon marrjen e kontrollit të plotë të territorit palestinez pas 22 muajsh lufte kundër grupit militant Hamas.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →