Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Shtrëngata të herëpasherëshme shiu, parashikimi i motit për këtë të diel

nga Kaltrina Berila15 dhjetor 2024
Shtrëngata të herëpasherëshme shiu, parashikimi i motit për këtë të diel

Reshjet e shiut do të vijojnë edhe këtë të diel deri në orët e pasdites në formën e shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin.

Në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200 metër në veri-verilindje-juglindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar (majat e maleve).

Era deri në orët e mesditës pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-21m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5 ballë. Pas orëve të mesditës intensiteti i erës do të jetë 7-16m/s.

Ndërkohë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë mjegull të dendur lokale me shikim të reduktuar në orët e mëngjesit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →