Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Shteti më i fortë në botë feston sot pavarësinë e 247-të

nga R4 korrik 2023
Shteti më i fortë në botë feston sot pavarësinë e 247-të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot shënojnë përvjetorin e 247-të të pavarësisë.

Dita e Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara përkujton kalimin e Deklaratës së Pavarësisë nga Kongresi Kontinental më 4 korrik 1776.

Më 2 korrik 1776, Kongresi Kontinental votoi në favor të pavarësisë dhe dy ditë më vonë delegatët nga 13 kolonitë miratuan Deklaratën e Pavarësisë, një dokument historik i hartuar nga Thomas Jefferson.

SHBA-ja në vete mban 50 shtete të Amerikës Qendrore, duke bërë kështu një shtet me ekonominë dhe ushtrinë më të fortë në botë.

E njohur si baza e demokracisë, SHBA-ja ka qenë faktori kyç që shumë shtete në botë të lënë pas diktaturën dhe të kalojnë në demokraci.

SHBA-ja po ashtu ka ndërhyrë në shumë konflikte në botë, duke sjellur liri për ata që ishin në okupim, siç është rasti me Kosovën. /21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →