🇽🇰 Kosova
Shtetasi turk kërkohej nga Interpoli, arrestohet nga Policia e Kosovës
nga Venera Grabanica17 tetor 2023
Policia e Kosovës ka vazhduar me sukses kryerjen e detyrave ligjore në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor me shtetet tjera, ku gjatë ditës së sotme pas një pune operativo-hetimore e ka arrestuar shtetasin turk, A.P (viti I lindjes 1962), i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpol nga ana e autoriteteve turke, dhe i dënuar me mbi 14 vite burgim.
Sipas Policisë, mbetet e përkushtuar në ngritjen dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.









