Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Shqipëria në ditë zie për Papa Françeskun

nga Venera Grabanica26 prill 2025
Shqipëria në ditë zie për Papa Françeskun

Kjo e shtunë është shpallur ditë zie kombëtare në Shqipëri, në nderim të Papa Françeskut, i cili sot i jepet lamtumira e fundit në një ceremoni madhështore në Vatikan.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen dhe respektin e tij për Atin e Shenjtë. Ai e cilësoi Papa Françeskun jo vetëm si një lider shpirtëror të jashtëzakonshëm, por edhe si një mik të veçantë të Shqipërisë, duke kujtuar vizitën historike të Papës në Tiranë disa vite më parë.

Mirëmëngjes dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja”, shkroi Kryeministri Rama./vizionplus

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →