Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Shqipëria lë prapa humbjen nga Anglia, nis punën për ndeshjen ndaj Andorrës

nga Kaltrina Berila22 mars 2025
Shqipëria lë prapa humbjen nga Anglia, nis punën për ndeshjen ndaj Andorrës

Shqipëria u mposht 2:0 të premten mbrëma në “Wembley” nga Anglia në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Botërorin e vitit të ardhshëm që organizohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por “kuqezinjtë” e kanë lënë prapa atë disfatë, dhe menjëherë të shtunën kanë nisur punën për ndeshjen e ardhshme, atë ndaj Andorrës.

Ndeshja Shqipëria – Andorra luhet të hënën në “Arenën Kombëtare” në Tiranë në orën 20:45.

Shqipëria e udhëhequr nga përzgjedhësi Sylvinho ka stërvitur për më shumë se 60 minuta në stadiumin “The Hive” të Londrës, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit. Në dyshim për të luajtur ndaj Andorrës mbetet portieri Thomas Strakosha, i cili pësoi lëndim në duelin ndaj “Tre Luanëve”.

“Lojtarët të cilët nuk u aktivizuan dhe ata që luajtën si zëvendësues kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të plotë, ndërsa titullarët kanë punuar vetëm në palestër. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portieri Thomas Strakosha i cili u zëvendësua gjatë ndeshjes me Anglinë për shkak të një goditjeje që mori gjatë lojës, është duke u mbajtur nën monitorimin e vazhdueshëm nga stafi mjekësor kuqezi. Gjendja e tij paraqitet e mirë dhe mjekët janë optimistë që ai mund të rikuperohet për ndeshjen e të hënës ndaj Andorrës në Arena Kombëtare”, ka shkruar FSHF-ja.

Për pjesën tjetër të lojtarëve, FSHF-ja ka treguar se janë mirë dhe pa telashe fizike.

Shqipëria të dielën në orën 16:45 do ta mbajë konferencën zyrtare për ndeshjen e ardhshme, ndërsa stërvitjen zyrtare dhe të fundit para duelit të dytë të këtij muaji, do ta zhvillojë nga ora 17:30.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →