Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Shqipëri, vdiq 15 vjeçari pasi u aksidentua me motor

nga Xh.D20 qershor 2022

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme(20 qershor) në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, ku për pasojë ka humbur jetën një 15 vjeçar, i identifikuar si O.M.
Si pasojë e aksidentit është lënduar rëndë edhe bashkëmoshatari i tij, që ishte pasagjer në motor.
Motori është përplasur nga makina e cila drejtohej nga shtetasi  T. N., 34 vjeç.
“Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin  rrugor “Belsh – Kuçovë”, në  fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh”, bëhet e ditur në njoftim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →