Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shpërthimi te Kroi i Vitakut, Policia thotë se janë mjete piroteknike

nga Kaltrina Berila20 dhjetor 2022
Shpërthimi te Kroi i Vitakut, Policia thotë se janë mjete piroteknike

Gjatë ditës është raportuar për një shpërthim te Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore, që, siç thanë nga Policia e Kosovës për portalin rtv21.tv, ka ndodhur në mesditë.
Zëvendësdrejtori i Policisë i Drejtorisë Rajonale Mitrovica – Veri, Besim Hoti kanë thënë për portalin rtv21.tv se shpërthimi i dëgjuar pas orë 12 të ditës “me gjasë” është shkaktuar nga ndonjë mjet piroteknik.
“Është dëgjuar rreth orës 12:20. Por me gjasë këto mjete piroteknike të zëshme. Nuk ka ankues nuk ka dëme, nuk ka të lënduar”, ka thënë Hoti.
Prej 11 ditësh, në veri janë vendosur barrikada që kanë bllokuar rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë. Përkundër thirrjeve nga ndërkombëtarët, barrikadat nuk janë larguar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →