Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë

nga Kaltrina Berila8 korrik 2017

Sipas policisë shkak i këtij shpërthimi ishte një impiant gazi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e parë të ditës së sotme në Tiranë.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20 pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, në Tiranë dhe si pasojë e shpërthimit të fortë është dëmtuar një dyqan “Fast Food”.

Nuk raportohet për ndonjë të lënduar. “Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij ‘Fast food”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.

Policia njoftoi se grupi hetimor po punon për saktësimin dhe dokumentumin e ngjarjes./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →