Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Shkurte Fejza ndez atmosferën, Haradinaj: Zëri që frymëzon kombin

nga RTV21 Portal8 qershor 2024
Shkurte Fejza ndez atmosferën, Haradinaj: Zëri që frymëzon kombin

Sonte ishte një natë e veçantë në nderim të ikonës së muzikës shqipe Shkurte Fejza, në 50-vjetorin e karrierës.

Shkurte Fejza nga kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është vlerësuar jo vetëm një artiste e madhe, por edhe një frymëzuese e atdhedashurisë për shumë gjenerata.

“Me zërin e saj të jashtëzakonshëm, këndoi për lirinë dhe për krenarinë e të qenit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook duke falënderuar Shkurte Fejzën për të gjitha këngët dhe emocionet e dhëna ndër vite.

Koncerti “Shkurte Fejza – 50 vjet Zëri i Kombit” u mbajt me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në organizim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →