Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Shkon në 5 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Gjermani

nga Venera Grabanica4 qershor 2024
​Shkon në 5 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Gjermani

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Gjermani mbërrin në pesë të martën pasi reshjet e dendura të shiut që shkaktuan kërdi në të gjithë jugun gjatë fundjavës tregojnë shenja të ngadalësimit, sipas autoriteteve të motit.

Policia tha se viktima e fundit është një grua 57-vjeçare, trupi i së cilës u gjet pasi ajo kishte drejtuar një makinë në një rrugë të mbyllur në Bavari dhe ishte mbytur.

Lumenjtë dhe përrenjtë dolën nga brigjet e tyre në shumë zona të shteteve gjermane të Baden-Wurttemberg dhe Bavarisë.

Autoritetet e motit thanë se situata në vend do të lehtësohet pasi nuk parashikohen shira të dendur, raportoi transmetuesi publik gjerman DW.

Përpjekjet vazhdojnë për të gjetur një zjarrfikës të zhdukur, anija e të cilit u përmbys gjatë një operacioni shpëtimi nga përmbytjet, tha DW.

Gjatë vizitës së tij në zonën e goditur nga përmbytjet në Gjermaninë jugore, kancelari Olaf Scholz u zotua të ndihmojë rajonin e prekur.

“Ne nuk duhet të neglizhojmë detyrën e ndalimit të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu,” tha ai të hënën.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →