Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Shkarkimi i Bashës si kryetar i PD? Berisha: Do marr çdo nismë ligjore

nga Venera Grabanica10 shtator 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka përjashtuar mundësinë e një nisme për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.
“Do marr çdo nismë ligjore dhe statutore brenda PD për rikthimin e  saj në piedestalin që meriton. Jashtë çdo lloj diskutimi, Jam anëtar i grupit parlamentar të PD. Vendimi, kompromisi Basha-Rama është nul, nuk ka asnjë mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale të pazareve prapa shpine ndaj një force politike që qëndron fuqishëm në pozicionin e saj si opozitë”.
Duke folur jashtë Kuvendit në mbyllje të seancës së parë për sot, pyetjes nëse ai është apo jo më i mirëpritur në selinë e PD, partisë që e themeloi, Berisha i dha këtë përgjigje.
“Në çdo kohë mund të hyj në seli dhe të jeni të sigurt se do të jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën, vendosmërinë, legjitimitetin për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin, drogën, dhunimin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe pazaret e fëlliqura me ata të cilët e shndërrojnë PD në fasadë opozitë”./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →