Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Shiste në lokal kanabis në formë çokollate, në pranga 20-vjeçari

nga B.K29 dhjetor 2019

Arrestohet në Shkodër

Një 20-vjeçar që shiste drogë në formë çokollate në një lokal në Shkodër është arrestuar.

Në pranga ra i riu me iniciale S. L., banues po në Shkodër.

Pas kontrollit në ambientet e një bar kafeje, në lagjen “Manush Alimani” në pjesën e banakut, në raftin e pijeve u gjet një qese me material në formë çokollate, Cannabis Sativa, me peshë 93 gramë dhe një peshore elektronike, informojnë uniformat blu.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./oranews

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →