Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Shi në bregdetin shqiptar

nga Venera Grabanica30 janar 2019

Moti do të jetë kryesisht i vranët

Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i vranët me intervale të shkurtra e lokale kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin.

Në orët e pasdites, në ultësirën perëndimore reshjet do të bien me një intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash, ku si pasojë e tyre pritet të ketë edhe mjegullinë.

Era do të fryjë në drejtimin Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 0-1 ballë në detet Adriatik e Jon.

Temperaturat parashikohen në vlerat e mëposhtme:

Shkodër  6/13 re shi

Kukës  4/11  re shi

Lezhë 7/12  re shi

Dibër 2/9  re shi

Durrës  7/14  re shi

Tiranë  6/13   re shi

Elbasan  4/13   re shi

Berat 5/12  re shi

Vlorë 6/11  re shi

Korçë          0/6  re shi

Gjirokastër 4/11  re shi

Sarandë      6/14 re shi.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →