Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shëndetësi: Sëmundjet e zemrës po rriten…

nga RTV2129 shtator 2022

Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Edhe në Kosovë kjo ditë u shënua me aktivitete.

Me moton “Duaje Zemrën Tënde” u shënua Dita Botërore e Zemrës në Kosovë. Aktivitet ky i zhvilluar nga Shoqata e Kardiologëve të Kosovës, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për të parandaluar dhe trajtuar me kohë sëmundjet kardiovaskulare.
Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës pohojnë se sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jënë në rritje në vendin tonë.
Sipas Shoqatës së Kardiologëve sëmundja më e shpeshtë kardiovaskulare në Kosovë është ataku në zemër, derisa nuk përjashtohen edhe llojet e tjera të sëmundjeve.
Gjinia mashkullore është ajo e cila ka gjasa më të mëdha që të preket më shumë nga sëmundja e atakut të zemrës.
Çdo vit mbi shatëmbëdhjetë milionë njerëz vdesin para kohës nga sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru.Sëmundjet kardiovaskulare janë vrasëset numër një në botë dhe deri në vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në 23 milionë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →